Shqipëria

INSTANT: Ulet shkalla e rrezikshmërisë për varfëri në Shqipëri

Të dhënat e INSTANT për vitin 2022 tregojnë se në Shqipëri është ulur rreziku për varfëri me 1.4% për qind, duke arritur në 20.6% e popullsisë së rrezikuar.

Numri i individëve që rrezikojnë të bien në varfëri është 576 mijë, gati 50 mijë më pak.

INSTANT tregon se edhe pse është rritur kufiri për të qenë i varfër në vlerë 225 mijë lekë nga 191 mijë lekë, sërish ulja e nivelit të papunësisë ka bërë që treguesi të pësojë zbritje.

Mungesa e gjërave elementare dhe mundësisë për të qenë pjesë e aktiviteteve në shoqëri, tregues që vjen me ulje në 33.2% nga 35% një vit më parë.

Ndërkohë anketa tregon se për pensionistët treguesi pësoi një rritje të lehtë gjatë 2022-it me 0.2%, me 14.2% të këtij grupi në rrezik. Ndërkohë rreziku për ata që bëhen pjesë e tregut të punës ka rënë.

Ndërkohë sipas tipit të familjes ka pësuar ulje rreziku i varfërisë si tek ata me fëmijë dhe pa fëmijë.

Niveli i pabarazisë është vlerësuar në nivelin 31% sipas anketës, duke pësuar rënie me 2 pikë përqindje nga viti 2021.

Në krahasim me Evropën, Shqipëria renditet e gjashta për numrin më të lartë të individëve në rrezik varfërie./Top Channel