Futboll

Interi e dëshiron Xhakën

Skuadra e Interit ka shfaqur interesim për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili mund të largohet nga Arsenali

Granit Xhaka mund të largohet nga skuadra e Arsenalit në këtë verë, raportojnë mediat angleze.

Edhe pse ka qenë ndër lojtarët më të aktivizuar në skuadrën londineze, Xhaka pas tre vitesh mund të largohet nga Arsenal, përcjell albinfo.ch.

Një nga skuadrat më të interesuara për mesfushorin shqiptar është Interi në Itali.

Mediat angleze raportojnë se zikaltrit e duan me çdo kusht mesfushorin, derisa pritet të bëjnë revolucion në verë, ku pritet edhe ardhja e trajnerit Antonio Conte.

Xhaka para tre viteve ishte transferuar në Arsenal nga Borussia Moenchengladbach për rreth 40 milionë euro.

Graniti është gjithashtu anëtar i rregullt te Përfaqësuesja e Zvicrës.