Lajme
Interneti celular më i shtrenjtë dhe më i lirë në Ballkan
Interneti celular i ofruar nga operatorët në rajon po bëhet më i lirë, veçanërisht nëse abonimet krahasohen me ofertat më të shtrenjta të operatorëve celularë në mbarë botën.
Nga Ballkani Perëndimor, sipas listës globale të përpiluar nga “Cable”, përdoruesit paguajnë për internetin celular më të lirë në Mal të Zi, ku mesatarisht 1 gigabajt internet celular kushton 0.6 euro. Mesatarisht, përdoruesit e operatorëve celularë boshnjakë paguajnë internetin celular më të shtrenjtë. Në BH, çmimi mesatar i 1 GB është 2.8 euro.
Çmimet po bien, por nevoja për gigabajt po rritet
Nuk ka dyshim se çmimet mesatare të internetit në celular po bien sipas mesatares, por telefonat inteligjentë modernë konsumojnë shumë të dhëna. Të gjitha aplikacionet celulare që janë të pashmangshme për një përdorues, si rrjetet sociale, aplikacionet video, argëtimi dhe lojërat, aplikacionet e organizimit dhe punës janë vazhdimisht aktive dhe “shtrydhin” internetin celular.
Nëse disa vjet më parë do t’ju mjaftonin 2 gigabajtë në muaj, sot vështirë se mund ta kaloni muajin me 10 gigabajtë në abonimin mujor, pa paguar paketa shtesë.
Mali i Zi, si shteti me gigabajtin celular më të lirë në rajon, renditet i 36-ti në listën globale të përpiluar nga “Cable”. E dyta në rajon, ose e 56-ta globalisht është Serbia, ku një gigabajt u kushton përdoruesve 0.7 euro.
Maqedonia e Veriut vijon me një çmim prej 0,9 euro dhe në vendin e 66-të në listën globale. Përdoruesit maqedonas së fundmi kanë akses në rrjetin celular 5G.
Kjo është përdorur edhe nga operatorët celularë për të promovuar paketa të reja post-pejd me internet të pakufizuar celular dhe lidhje të shpejtë. Kështu, çmimi mesatar pritet të ulet, sepse konsumi i internetit në celular do të rritet me paketat e pakufizuara.
Kosova ka një çmim mesatar prej 1.2 euro për një gigabajt, duke zënë vendin e 91-të në botë, Shqipëria me çmime mesatare prej 2.7 euro është në vendin e 157-të, ndërsa BH me çmime prej 2.8 euro është pothuajse në fund të listës e 163-ta në kornizat globale.
Vendet ishullore më të shtrenjta, por edhe të pasurit
Në fund të grafikut të Cable, duke krahasuar 5.292 paketa abonimi nga 233 vende dhe territore, janë kryesisht kombet ishullore të Santa Helena, Ishujt Falkland, Sao Tome dhe Principe, shtete të prekura nga konflikti si Jemeni dhe Siria.
Në fund të listës janë vendet e pasura dhe të zhvilluara, duke përfshirë Korenë e Jugut, Zvicrën, Katarin, Finlandën, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.
Mesatarisht, në këto vende një gigabajt internet celular tarifohet rreth 8 euro, ndërsa në ishuj çmimet variojnë nga 20 deri në 40 euro për 1 gigabajt celular.
Vendet më të lira për internet celular në botë janë Izraeli, Italia, India, Franca dhe Turqia, ku çmimi mesatar për 1 gigabajt internet celular është 0.2 euro./trtbalkan
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












