Shqipëria

Interpol arreston në Gjermani, 30-vjeçarin shqiptar, ekstradohet drejt Shqipërisë

Operacioni për kapjen e shtetasit shqiptar ka ardhur si bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe homologëve ndërkombëtar, përcjell Albinfo.ch.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë me dije se është vënë në pranga në Gjermani shtetasi shqiptar D.V, 30 vjeç, banues në Sarandë, me qëllim ekstradimin.

Akuzat ndaj tij

Më datë 21 nëntor të vitit 2018, drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka sekuestruar rreth 30 kg lëndë narkotike canabis sativa, sasi kjo e përgatitur për t’u trafikuar për në Greqi. N

ë këtë aktivitet kriminal rezulton i implikuar edhe shtetasi D.V, i cili në bashkëpunim me persona të tjera ka kryer veprime aktive për gjetjen e lëndës narkotike dhe përgatitjen për trafikimin drejt Greqisë.

Shtetasi D.V është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Interpol Tirana dhe i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve.