Bota
Investimet turke në Serbi, ndihmojnë forcimin e ekonomisë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike të realizuar mbrëmë, kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të rritur bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve të tyre, të cilat janë tashmë në një nivel të lartë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.
Ata shprehën besimin se përmes punës së Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, si dhe përmes mënyrave tjera, do të vazhdojnë me një vendosmëri më të madhe të përmirësojnë marrëdhëniet e përgjithshme, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
Siç bëhet e ditur, Vuçiq ka ftuar Erdoğanin të vizitojë Serbinë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ku do të ishin dakorduar elemente të reja të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.
Presidenti serb tha se mbështetja e presidentit Erdoğan për investimet turke në Serbi ndikon për forcimin e ekonomisë, për çka e falënderoi për investimet e reja të kompanive nga Turqia, duke thënë se investitorët turq që janë në numër të madh dëshirojnë të organizojnë një pritje për dy presidentët, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch
Ai falënderoi presidentin turk edhe për ligjin për eksportin e mishit të viçit nga Serbia në Turqi, që sipas tij është e një rëndësie të madhe për bujqësinë serbe, ndërsa e falënderoi edhe për mbështetjen që po ja bën paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Erdoğan nga ana e tij është shprehur i lumtur që këmbimi tregtar mes dy vendeve në vitin 2018, për herë të parë ka tejkaluar një miliard euro, me pritje që ky këmbim të rritet akoma më shumë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












