Autotech

iPhone-t e ardhshëm do të jenë më të lirë

Një lajm që e kanë pritur milionë njerëz në mbarë botën

Apple do të ulë çmimet e iPhone-ve të ardhshëm. Në vjeshtë pritet të hidhen në treg tre modele të tjerë me dimensione të ndryshme. Parashikimin e bën analistja Katy Huberty e Morgan Stanley.

Modeli më i vogël (5,8 inch) mund të kushtojë 899 dollarë, domethënë 100 më pak se aktuali iPhone X që do të zëvendësohet, shkruan ANSA.

Shifrën 999 dollarë duket se do ta prekë iPhone më i madh (6.5 inch), ndërsa versioni më i pritur dhe më ekonomik (6.1 inch me ekran Lcd) duhet të kushtojë mes 699 e 769 dollarë, përcjell albinfo.ch.

Sipas një analisti tjetër Ming-Chi Kuo, iPhone-t e 2019 pritet të kenë të përfshirë një kamera të tretë dhe inovacione të ndryshme në dizajn.