Lajme
Ish-boksierja profesioniste, 16 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit
Sipas gjykatës, 36-vjeçarja braziliane ka vrarë në tetor 2020, me shkop bejsbolli bashkëshortin e saj, i cili ishte pothuajse 30 vjet më i vjetër se ajo
Gjykata rajonale në Thun, Kantoni i Bernës ka dënuar një ish-kampione bote në boks me 16 vjet burg për vrasje. Gruaja ishte akuzuar për vrasjen e burrit të saj në Interlaken, transmeton albinfo.ch. Aktgjykimi mund të apelohet në autoritetin tjetër më të lartë.
Gruaja akuzohej për vrasjen e bashkëshortit të saj, qiramarrësit të njohur të restorantit “Des Alpes” në Interlaken, shkruan srf.ch. Gjykata ka shpallur të vlefshme të gjitha dëshmitë e paraqitura nga prokurori.
Ato kanë rezultuar në një mozaik të qartë, tha presidenti i trupit gjykues Jürg Santschi. Nuk ka dyshim se 36-vjeçarja braziliane ka vrarë në tetor 2020, me shkop bejsbolli bashkëshortin e saj, i cili ishte pothuajse 30 vjet më i vjetër se ajo
Mbrojtja ka hedhur poshtë provat e prokurorisë dhe ka deklaruar se kishte dyshime për autorët, përcjell albinfo.ch. Hetuesit, sipas tyre, kishin fiksuar shumë shpejt gruan si autore dhe nuk kishin ndjekur mjaftueshëm prova për një autor tjetër. Përveç dënimit me burgim, gjykata i ka shqiptuar brazilianes edhe dëbimin 12-vjeçar nga vendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë Migros do të shesë hamburgerë të prodhuar nga mbeturinat e birrës...
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje