Shqipëria
Ish-kryeministri Bashkim Fino humb jetën pas infektimit me Covid-19
Ish-kryeministri Bashkim Fino ka humbur jetën disa javë pasi po vuante infektimin nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Fino, 58 vjeç, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në orën 04.00, thanë zyrtarë të qeverisë.
Bashkim Fino disa vjet më parë vuajti nga një sëmundje e rëndë, të cilën u duk se arriti ta luftonte.
Në mars të vitit 1997 pasi ishte zyrtar lokal në Gjirokastër, ai u thirr nga Ish-Presidenti Sali Berisha për të marrë postin e kryeministrit.
Ishte koha kur shteti thuajse kishte rënë dhe u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar.
Në muajin korrik vijoi me poste qeveritare. Ushtroi detyrën e ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zv.kryeministër deri më 1998.
Më 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i Pushtetit Lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.
Ndërsa në periudhën 2004, ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Prej shumë vitesh ishte deputet i Partisë Socialiste. Edhe për zgjedhjet e 25 prillit ishte kandidat për deputet.
Kryeministri Edi Rama reagoi i shokuar nga vdekja e Finos: “E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














