Lajme
Ish-shefi i NATO-s: Putin njeh vetëm gjuhën e forcës
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një intervistë për Skai Njuz deklaroi se aleanca ushtarake ka për detyrë të ndihmojë Ukrainën me pajisjet e nevojshme ushtarake për të fituar luftën ndaj Rusisë. Ai u shpreh se e vetmja gjuhë që kupton presidenti rus, Vladimir Putin, është ajo e forcës.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal ndaj Rusisë përmes dorëzimit të të gjitha armëve dhe ndërprerjes së të gjitha financimeve për Rusinë”.
Ish-shefi i NATO-s foli edhe për sanksionet e vendosura ndaj Moskës si kundërpërgjie për luftën. Rasmussen nënvizoi se ishte një hap i parë i mirë për BE-në që mori vendimin për të ndaluar pjesën më të madhe të importeve të naftës ruse, por kjo duhet të pasohet edhe nga një embargo ndaj gazit.
“Kjo do ta gjunjëzonte makinën e luftës së Putinit”.
Ai paralajmëroi se rreziku që konflikti të përhapet më tej në kontinent është më i lartë pas luftës në Ukrainë.
“Unë mendoj se qëllimi i Putinit mund të jetë të vazhdojë të destabilizojë dhe të dobësojë Ukrainën përmes një konflikti të zgjatur. Kjo përbën aktualisht rrezikun më të madh dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të dorëzojmë të gjitha armët që i duhen Ukrainës”.
Më herët, ish-shefi i aleancës ka deklaruar se NATO ka bërë disa llogaritje të gabuara që për të janë mbivlerësimi i ushtrisë ruse dhe nënvlerësimi i brutalitetit dhe ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













