Kosova

Istogu tronditet nga vdekja e 12-vjeçares në klasë

Një vdekje e papritur ka ndodhur sot në Istog, ku një vajzë e shkollës fillore ‘Bajram Curri’, ka ndërruar jetë në bankën e klasës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova, shkruajnë mediat vendore.

Ajo ra pa shenja jete në klasë. Profesori si dhe nxënësit e tjerë tentuan që t’ia japin ndihmën 12-vjeçares, M.B., por pavarësisht ndihmës ajo ndërroi jetë. Vdekjen e vajzës, e cila vijonte mësimet në klasën e shtatë, e konstatuan ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku edhe u dërgua me autoambulancë për ndihmë mjekësore, përcjell albinfo.ch.

“Mund t’jua konfirmojë se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Shkaqet ende nuk dihen”, ka konfirmuar Rugova.

Tutje ai ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.