Lajme

Itali: Shoqata “Alassio“ mbledh fonde për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Mbledhja e fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri do të bëhet të enjten, më 12 dhjetor, në orën 6.00, në Hotel Aida në Alassio të Italisë

Një tjetër nismë nga komuniteti shqiptar në Itali. Shoqata Alassio – Andora ,të gjithë së bashku për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri organizon më 12 dhjetor një takim, me qëllim mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Në takim do të paraqiten specialitete gastronomike shqiptare.

Gazeta italiane “Savonanews.it” ka shkruar se “Aperi – Durazzo” do të organizojë një event për të mbledhur fonde për të ndihmuar popullatën shqiptare që kohët e fundit përjetoi makthin e tërmetit: kjo është nisma e organizuar nga shoqata “Alassio – Andora të gjithë së bashku për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri”, e cila do të vihet në skenë të enjten, më 12 dhjetor, në orën 6.00, në Hotel Aida në Alassio, transmeton albinfo.ch.