Lajme

Itali: Studimi i monumenteve kulturore nga studentët shqiptarë të arkitekturës

Studimi i monumenteve kulturore në fshatin Përmet, Bënjë, Leusë, Kosinë, Razmës, Shkodër dhe fshatin bregdetar të Zvërnecit në Vlorës.

Është bërë e ditur se studentët shqiptarë të arkitekturës në Itali prezantuan sot përfundimet e studimit të tyre të realizuar pak muaj më parë në disa nga monumentet kulturore shqiptare, transmton albinfo.ch.

Përfundimet e studimit u prezantuan gjatë një takimi të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin “IOM”, ku mori pjesë edhe ministri i Shtetit për Diasporën.

Në fjalën e tij ministri Majko vlerësoi kontributin e të rinjve për përfshirjen në projekte të tilla në dobi të vendit të origjinës së tyre, pasi si kurrë më parë Shqipëria ka nevojë për njerëzit e saj dijet dhe eksperiencën tyre.

“Kjo nismë është një shembull i përsosur për ndërtimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe përvojave të Diasporës së kualifikuar shqiptare” u shpreh më tej ministri.

Nga ana tjetër studiuesit e rinj, pjesë e projektit “Diaspora si një burim për ruajtjen dhe përmirësimin e monumenteve kulturore më pak të njohura në Shqipëri” kanë mbaruar studimet e tyre në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Firences, si pjesë e skemës së Fellowship-it të Programit të IOM,

Vlen të theksohet se ata kryen një studim për monumentet kulturore shqiptare në pesë fshatra: në Përmet, në fshatin Bënjë, Leusë, Kosinë, në fshatin malor të Razmës, Shkodër dhe fshatin bregdetar të Zvërnecit në Vlorë. /Albinfo.ch