Lajme
Italia e bën të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 50 vjeç
Nga sot Italia e bëri të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personat mbi moshën 50-vjeçare, duke u bërë një ndër vendet e pakta evropiane që merr masë kaq të ashpër në përpjekje për ta lehtësuar trysninë ndaj shërbimeve shëndetësore dhe për ta ulur numrin e vdekjeve nga pandemia. Masa do të vlejë deri më 15 qershor, përcjell albinfo.ch.
Italia ka regjistruar më shumë se 138.000 viktima të koronavirusit që nga fillimi i përhapjes në shkurt të vitit 2020, që është shifra e dytë më e madhe në Evropë, pas Britanisë së Madhe, shkruan Reuters.
Qeveria e Kryeministrit Mario Draghi më herët e kishte bërë të detyrueshëm vaksinimin për mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësorë, ndërsa nga tetori i vitit të kaluar, të gjithë punëtorët duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë test me rezultat negativ për të hyrë në vendin e punës.
Vendimi i së mërkurës përbën ashpërsim të masave, pasi punëtorët mbi moshën 50-vjeçare nuk e kanë më mundësinë e paraqitjes së testit në vend të vaksinimit. Nuk ishte menjëherë e qartë se cili do të jetë dënimi për ata që nuk e respektojnë masën e re.
Masa u miratua pas një takimi të kabinetit, që zgjati rreth dy orë e gjysmë. Gjatë takimit pati përçarje brenda koalicionit qeveritar me shumë parti.
“Masat e sotme kanë për qëllim që t’i mbajnë spitalet tona duke funksionuar mirë dhe, në të njëjtën kohë, t’i mbajmë të hapura shkollat dhe aktivitetet biznesore”, i tha Kryeministri Draghi kabinetit të vet, sipas zëdhënësit të tij.
Megjithatë, ministrat nga partia djathtiste, “Lidhja”, lëshuan një deklaratë për t’u distancuar nga masa për vaksinim të detyrueshëm për personat mbi moshën 50-vjeçare, duke e cilësuar “pa bazë shkencore, duke pasur parasysh se shumica absolute e të hospitalizuarve me Covid janë dukshëm mbi moshën 60-vjeçare”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur...
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
Jeta në Zvicër
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur...
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit