Koronavirusi: çast pas çasti
Italia e bën të detyrueshme: Pasaportë e vaksinimit ose mbetesh pa punë dhe pa pagë
Dëshmi se janë vaksinuar me dy doza vaksine anti Covid do të tregohet për hyrje në punë
Nga 15 tetori, Italia do të kërkojë pasaportë vaksinimi për të gjithë punonjës si në sektorin shtetëror, ashtu edhe atë privat.
Administrata publike është e fundit në zinxhirin e vendeve të punës kur kërkohet pasaporta e gjelbër pas bareve, restoranteve, kinemave etj.
Dëshmi se janë vaksinuar me dy doza vaksine anti Covid do të tregohet për hyrje në punë, por edhe për hidraulikun apo elektricistin që kryen punime në banesa private. Secila kompania zgjedh se si i ushtron kontrollet për pasaportën e vaksinimit, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Ata që nuk kanë një të tillë, nuk do të hiqen nga puna, por do t’u ndalet paga.
Prej ditësh nga veriu në jug në Itali po protestohet kundër këtij vendimi të qeverisë, ndërkohë pa ‘green pass’ në Itali nuk hyn dot më në muze, restorante apo mjedise të tjera publike.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













