Koronavirusi: çast pas çasti
Italia hap dy aeroporte
Pas një mbyllje gati dy mujore, Italia ka vendosur të rihapë dy nga aeroportet e saj të mbyllura javën e ardhshme, Ciampino në Romë dhe Peretola në Firencë
Aeroportet do të rihapen më 4 maj për fluturime të pasagjerëve, tha ministria e transportit në një deklaratë të shkurtër.
Rihapja javën e ardhshme do të lejojë testimin e një sistemi ekzaminimi të koronavirusit, tha ministria, pa dhënë detaje shtesë, përcjell albinfo.ch.
Ciampino është aeroporti sekondar i Romës dhe përdoret më së shumti nga Ryanair dhe transportues të tjerë me kosto të ulët, ndërsa Peretola është aeroporti i dytë më i madh i Toscana pas Pizës.
Të dy aeroportet janë mbyllur që nga 13 marsi, pasi shumica e linjave ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Itali për shkak të krizës së koronavirusit, përcjell tutje albinfo.ch.
Shumica e aeroporteve italiane kanë mbetur të hapura, por me shumë pak fluturime që funksionojnë.
Italia do të kalojë në “fazën e dytë” të bllokimit të saj gati dy-mujor nga 4 maji, kur shumë kufizime do të mbesin, por shumë njerëz pritet të kthehen në punë.
Kufizimet e udhëtimit brenda vendit do të qëndrojnë gjithashtu të shtrënguara deri në të paktën 18 maj, përcjell tutje albinfo.ch.
Kur do të jetë e mundur të udhëtoni përsëri në Itali?
Jo, Italia nuk i ka mbyllur kufijtë e saj për turistët deri në vitin 2021
Cilat janë rregullat e reja të Italisë në fazën e dytë të bllokimit?
Gjatë një serie javësh, më shumë biznese do të lejohen të rihapin.
Karantina mbarëkombëtare u njoftua më 9 Mars.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s
















