CH-Ballkani

Italia me rezolutë në BE për hapjen e negociatave të Shqipërisë

Parlamenti i Italisë ka miratuar një rezolutë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në shenjë falenderimi kryeparlamentari Ruçi ka shprehur mirënjohjen për homolohun e tij Italian Roberto Fico.

“Mirënjohje për Rezolutën në mbështetje të negociatave. Italia, fqinj i çmuar dhe partner i fuqishëm. Të bindur për mbështetjen e Italisë në KE në tetor”, ka thënë mes të tjerash Ruçi, përcjell albinfo.ch.