Lajme
Italia shqyrton ashpërsim të masave për të pavaksinuarit
Italia ka vazhduar thirrjet ndaj personave të pavaksinuar për t’iu përmbajtur rregullave të rrepta kundër Covid-19 duke theksuar se kontrollet kufitare duhet të forcohen me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.
Politikanët rajonalë në veçanti po i bëjnë thirrje qeverisë kombëtare që të vendosë kufizime ndaj personave që refuzojnë të bëjnë vaksinën, për të shmangur masën e izolimit dimrin e ardhshëm, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Nëntëdhjetë për qind e italianëve nuk duhet të frenohen nga 10 për qind e personave që nuk e kuptojnë rëndësinë e vaksinimit dhe duan t’iu imponojnë rregullat e tyre shumicës,” shkroi sot në Twitter Giovanni Toti, presidenti i rajonit të Ligurias.
Toti bëri thirrje për një takim midis liderëve të rajoneve dhe kryeministrit Mario Draghi për të diskutuar masat e mëtejshme, duke parashikuar një valë të katërt të rasteve me Covid-19 e ngjashme me vendet e tjera evropiane.
Lideri i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana kërkon gjithashtu masa më të ashpra për personat e pavaksinuar.
Italia po përdor një sistem ngjyrash për të përcaktuar se cilat kufizime për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë në fuqi. Aktualisht, të gjitha rajonet janë të bardha, niveli më i ulët i sistemit.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?