Lajme
Ivanov nuk lëvizë nga qëndrimet: Nuk ia jep mandatin Zaevit
Gjorgje Ivanov, ka theksuar se nuk do t`ia japë mandatin Zaevit pasi që siç theksohet në komunikatën drejtuar mediavej, akoma nuk janë shmangur pengesat për të ndarë mandatin
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov është treguar i pakompromis në relacion me liderin socialdemokrat, Zoran Zaev. Ai ka theksuar se nuk do t`ia japë mandatin Zaevit pasi që siç theksohet në komunikatën drejtuar mediave nga kabineti i tij, akoma nuk janë shmangur pengesat për të ndarë mandatin.
Më 1 mars Ivanov në një paraqitje drejtuar opinionit tha se platforma e partive shqiptare siç u shpreh ai ‘platforma e Tiranës’ paraqet pengesë për mosndarjen e mandatit ngase “ajo rrënon karakterin unitar të Maqedonisë si shtet”.
Qëndrimi i përsëritur i presidentit Ivanov vjen pas insistimit të Social Demokratëve që presidenti Ianov t’ia ndajë mandatin Zoran Zaevit ngase programi qeveritar i prezantuar të premten nga ai dëshmoi se në asnjë mënyrë nuk cenohet karakteri unitar i shtetit.
“Programi i Qeverisë së re reformuese e garanton unitaritetin e shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit, për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të Qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, theksohet në kumtesën për media të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Social Demokratët shprehen të bindur se presidenti Ivanov do të jetë i detyruar të ndajë mandatin brenda dhjetë ditëve pas mbledhjes së parlamentit dhe konstatimit të një shumice të re parlamentare pa precizuar se cilën ditë do të mund të mblidhej parlamenti me iniciativë të 20 deputetëve.
Burime për REL thonë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë po zhvillon bisedime me partitë politike shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit të Maqedonisë dhe me gjasë parlamenti pritet të thirret të enjten e kësaj jave.
Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, thotë se pret nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të marrë guximin që me ndëshkimet e 20 deputetëve të thirret seanca parlamentare dhe të zgjidhet kryetari i ri parlamentit.
“Presim që LSDM e cila në rastin konkret ka numrin më të madh të deputetëve sesa ne. Tani presim që zoti Zaev të ndërmarrë hapa konkret drejt konstituimit të parlamentit. Në politikë kërkohet dhe guxim dhe ai duhet të tregohet i guximshëm në këtë moment nëse presidenti Ivanov nuk e ndan mandatin 20 deputetë mund të marrin iniciativë për mbledhjen e kuvendit ose ta detyrojnë drejtuesin e mbledhjes konstituive të thirr mbledhje për përzgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit”, tha ai.
Kjo parti shqiptare qëndron pas kësaj dhe gjatë bisedimeve kemi theksuar se një nga tri postet kyçe të shtetit, presidenti, kryetari i parlamentit dhe Qeverisë, duhet t`ju takojë shqiptarëve.
Konstituimi I parlamentit pritet të mbahet në një atmosferë të tensionuar, në njërën ana presidenti Ivanov refuzon të ndajë mandatin dhe anën tjetër lideri I VMRO DPMNE Nikolla Gruevski ish kryeministër, ka intensifikuar kërcënimet për destabilizimin e vendit, si shenjë revolte e popullatës pasi partia e tij nuk arriti të formojë qeverinë pavarësisht se ka siguruar dy ulëse më shumë në parlament kundrejt LSDM.
VMRO-DPMNE të hënën përmes një komunikate drejtuar mediave ka kërkuar që LSDM publikisht dhe qartë të heqë dorë nga platforma e Tiranës dhe elementet në të, të cilat, siç ceket në kumtesë, do ta ridefinojnë Republikën e Maqedonisë, e cila nga një shtet shumëetnik do ta shndërronin në shtet binacional.
Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se revolta tek populli nga, siç thonë, politika e këtillë jo e sinqertë dhe retorika e Zaevit dhe LSDM-së, po bëhet gjithnjë e më e madhe.
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara














