Koronavirusi: çast pas çasti
“Izolim”, fjala e vitit 2020
Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”
“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, pasi rritjes së madhe të përdorimit të saj gjatë pandemisë.
Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”, ka thënë Collins.
Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250,000 përdorime të fjalës “izolim” më 2020, për dallim nga vetëm 4,000 një vit më parë.
Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”.
Sipas këtij fjalori, izolimi definohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”, transmeton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të koronavirusit, duke aplikuar kufizmeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij.
Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 50 milionë persona të infektuar e këtë virus.
Prej tyre, mbi 1.2 milion persona kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard














