Lajme
Ja çfarë mund të ndodhë pas Covid-19
Pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha, paralajmërojnë shkencëtarët.
Ato mendojnë se për këtë arsye, ajo që do të shohim në vijim do të jetë një rënie e numrit të lindjeve, ndërsa njerëzit do të qëndrojnë më gjatë të pamartuar.
Ekspertë në Shtetet e Bashkuara rishikuan 90 studime në përpjekje për të parashikuar ndikimet mbi sjelljen në shoqëri dhe normat gjinore, madje edhe personave që nuk janë infektuar.
Ata presin që shtatzënitë e planifikuara të reduktohen në përgjigje të krizës globale shëndetësore dhe njerëzit në përgjithësi t`i shtyjnë martesat dhe prindërimin. Rënia e nivelit të lindjeve do të ketë ndikim të fortë në shoqëri dhe ekonomi, shprehen ata, duke prekur mundësitë e punësimit dhe mbështetjen për të moshat e treta, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Për më tepër, ndarja e pabarabartë e punës shtesë në shtëpi që ka sjellë izolimi mund të pasohet nga shkencëtarët, prej një shtimi të pabarazisë gjinore dhe nxitjes së konservatorizmit social. Në shumë mënyra, vënë në dukje studiuesit, ‘pandemia është kthyer një eksperiment social në gjithë botën’, rezultatet e të cilit, janë ende larg përfundimit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë Burri i plagosur rëndë, një 35 vjeçar nga Afganistani është aktualisht i dyshuari për vrasjen e... -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore














