Lajme
Ja kur pritet ta heqë Zvicra Shqipërinë nga lista e karantinës
Azhurnimin e radhës të listës së karantinës BAG do ta bëjë më 16 tetor. Nga lista pritet të hiqen: Kroacia me 66 raste në 100 mijë banorë, Shqipëria me 65 dhe Monako me 62
Numri i infeksioneve me koronavirus në Zvicër po rritet gjithnjë më shumë. Por trendi i rritjes ndërkaq nuk është aktual në shumë vende tjera evropiane. Për këtë arsye, caktimi i karantinës nga ana e Zvicrës për shtete të caktuara mund të bjerë së shpejti, shkruan blick.ch
Siç dihet, kushdo që hyn në Zvicër dhe ka ardhur nga një zonë e rrezikshme për koronavirus, duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë, transmeton albinfo.ch. Kjo aktualisht vlen për afër 60 shtete dhe zona të ndryshme të botës.
Azhurnimin e radhës të listës së karantinës (Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) pritet ta bëjë më 16 tetor.
Ndonëse të gjitha shtetet për të cilat mund të pritet lirimi nga detyrimi i karantinës aktualisht kanë më shumë se 60 infeksione për 100,000 banorë, trendi në ato shtete shkon qartë drejt përmirësimit, përcjell albinfo.ch.
Kështu, në bazë të shifrave të OBSH-së, gazeta zvicerane ka bërë vlerësimin se cilat vende mund të dalin jashtë listës së rrezikut. Ato janë: Kroacia me 66 raste në 100 mijë banorë, Shqipëria me 65 dhe Monako, me 62 raste në 100 mijë banorë.
Siç dihet, Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë, si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor jashtë listës “së zezë” të Zvicrës ndërsa është futur aty nga fundi i gushtit.
Në shumë vende tjera, nga ana tjetër, situata e koronavirusit po përkeqësohet, dhe në disa raste ato e kanë kaluar tashmë shumë pragun 60, që nënkupton se pritet të futen në listën e rrezikut, në riaktualizimin e parë që do t`i bëhet asaj, transmeton albinfo.ch. Ndër këto shtete janë: Xhorxhia (125) Sllovakia (118), Rusia (80).
Ndërkaq, Zvicra aktualisht po përjeton një numër në rritje të infeksioneve. Prandaj është fare e mundshme që Zvicra së shpejti të gjendet në gjithnjë e më shumë lista karantine të vendeve tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milion qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Qasja në pronë është gjithmonë e më e ndërlikuar në Zvicër Qasja në pronë në Zvicër është bërë më e komplikuar vitet e fundit, veçanërisht për të...
-
Sa mund të shpenzojë Zvicra për organizimin e Eurovision-it?
-
A do të humbasin burrat ukrainas statusin e tyre të mbrojtjes në Zvicër?
-
Zvicër: Të ardhurat rriten me çdo brez
-
Nemo kthehet në Zvicër, mirëpritet nga fansat