Shqipëria
Ja sa do të rriten pagat dhe pensionet në Shqipëri
Fondi në total për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.8 miliard lekë, ndër të cilat 1 miliard për politikat e reja të pagave dhe 1.8 miliard për pensionet
Pagat dhe pensionet do të njohin sërish rritje gjatë vitit që vjen, pas rritjes së konsiderueshme që qeveria ndërmori nga 1 marsi i këtij viti. Në projektbuxhetin e vitit 2018 fondi në total për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.8 miliard lekë, ndër të cilat 1 miliard për politikat e reja të pagave dhe 1.8 miliard për pensionet.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Gelardina Prodani në një prononcim për ATSH-në, tha se niveli i rritjes dhe sektorët prioritarë do të përcaktohen përmes një vendimit të veçantë të Këshillit të Ministrave në përputhje me prioritetet e programit të saj.
Nga 1 marsi i këtij viti qeveria vendosi rritjen mesatarisht me 10 % të pagave për punonjësit e administratës publike, disa institucioneve të pavarura, sistemit arsimor e shëndetësor si dhe atyre në varësi të Prefektit. Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve ishte 100 milionë dollarë që përbënte edhe vlerën më të lartë të fondeve të parashikuara për rritje pagash e pensionesh brenda një buxheti në 25 vite.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?










