Lajme
Jahjaga: Shqiptaro- amerikanët, kontribut të jashtëzakonshëm në bërjen e shtetit
Me mirënjohje të veçantë u nderuan ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe diplomati amerikan, Richard Holbrooke
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në manifestimin e shënimit të 15-vjetorit të aktivitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.
“Në këtë manifestim, me mirënjohje të veçantë për kontributin e madh të dhënë për Kosovën u nderua ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Gjithashtu, për kontributin për Kosovën, u nderua post mortem edhe diplomati amerikan, Richard Holbrooke”, thuhet në kumtesën e Presidencës.
Sipas kumtesës në manifestim ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, kongresisti Eliot Engel e figura të tjera të rëndësishme nga fusha e politikës, e artit dhe biznesit.
Në këtë manifestim, presidentja Jahjaga u shpall anëtare nderi e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.
“Shqipëria nuk u krijua në gjithë territorin kombëtar, por falë përkushtimit të atdhetarëve në të gjitha trojet shqiptare u mbajt gjallë ideja kombëtare. Bërja dhe stabilizimi i Shqipërisë, si rrëfimi më i suksesshëm i historisë sonë, ndër të tjera, i referohet në masë të madhe kontributit të jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan”, ka thënë Jahjaga në fjalimin e saj.
Ajo ka thënë se gati njëqind vjet më vonë, bërja dhe stabilizimi i shtetit të Kosovës, si rrëfimi tjetër më i suksesshëm i historisë kombëtare, i referohet pikërisht kontributit të jashtëzakonshëm, të pashembullt dhe të papërsëritshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














