Lajme
Jahjaga: Sulmet e 11 shtatorit nuk duhet lejuar të ndodhin kurrë më
Sulmi i shëmtuar i 11 shtatorit të shërbejë si kujtesë e përhershme për njerëzimin se një gjë e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë kurrë më
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë me rastin e 10-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA, se terrorizmi është rreziku më i madh dhe më serioz për shoqërinë njerëzore sot dhe se askush nuk mund të injorojë ose të qëndrojë indiferent ndaj këtij kërcënimi.
“Dhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork dhe mbi Pentagon në Uashington, të cilat tronditën botën e civilizuar, është shumë e qartë për të gjitha forcat përparimtare në gjithë rruzullin, se terrorizmi është rreziku më i madh dhe më serioz për shoqërinë njerëzore sot dhe askush nuk mund të injorojë ose të qëndrojë indiferent ndaj këtij kërcënimi”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.
Ajo ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me familjarët e viktimave, ndërsa ka porositur se sulmi i shëmtuar i 11 shtatorit duhet të shërbejë si kujtesë e përhershme për gjithë njerëzimin se një gjë e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë më kurrë.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke e ndjerë në çdo hap përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA-ve, janë të përkushtuara për një shoqëri njerëzore ku nuk do të ketë më asnjëherë vend për terrorizmin dhe marrjen e jetëve të pafajshme dhe janë të palëkundura për të punuar fuqishëm për një botë më të mirë”, përfundon deklarata.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Raca më e adhuruar e deleve në Zvicër që po mahnit turistët -
Roboti zviceran që mund të ndryshojë të ardhmen e stomatologjisë -
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë













