Shqipëria
Jahti i multimilarderit Jeff Bezos shihet në Sarandë
Mëngjesin e së mërkurës është parë në brigjet e detit të Sarandës jahti luksoz i njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos.
Jahti i quajtur “Flying Fox”, përdorimi javor i të cilit kushton tre milionë euro, është fotografuar në portin e Sarandës.
Mediat në Shqipëri raportojnë se njeriu më i pasur në botë mund të ndodhet në bregdetin shqiptar, nga ku edhe mund të blejë naftë pa akcizë.
“Flying Fox” shquhet si një nga jahtet më të shtrenjta dhe luksoze në botë.
Ai është i gjatë plot 136 metra dhe mund të mirëpresë në kuvertën e tij deri në 25 mysafirë, ka 11 kabina, të gjitha me tarraca private me pamje nga deti – thuhet sipas përshkrimi biografik në faqen zyrtare të jahtit.
Një tjetër veçanti e “Flying Fox” është pishina 12 metra, e cila shkon tërthor në kuvertën kryesore, e para për një super jaht të kësaj madhësie, teksa ka gjithashtu edhe një pistë helikopteri në të.
Kujtojmë që këtë vit është parë në brigjet e Durrësit edhe jahti i milinerit Dan Bilzerin, i njohur gjithashtu edhe si “mbreti i Instagramit”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë