Kosova
Janar-Korrik: Ja sa automjete kanë hyrë në Kosovë
226 mijë e 681 vetura kanë hyrë në këtë periudhë
Departamenti për Kufi në kuadër të Policisë së Kosovës menaxhon dhe kontrollon pikat e kalimit të kufirit.
Kjo për siguruar hyrje dhe daljet nëpër këto pika kufitare, në mënyrë që ta mbajë vendin e sigurtë dhe të zbatoj ligjet përkatëse.
Policët në kuadër të këtij departamenti bëjnë kontrollimin e automjeteve nëpër të gjitha pikat kufitare.
Sipas të dhënave të Policisë për Indeksonline në Kosovë nga 1 janari deri me 25 korrik kanë hyrë 226 mijë e 681 vetura, ndërsa kanë dalur 203, 189 vetura nëpër pikat kufitare.
Ndërsa, sa i përket qytetarëve, numri i tyre është 1 milionë e 537 mijë e 573 persona në total që janë kontrolluar në hyrje dhe dalje të pikave kufitare, transmeton Indeksonline.
Për dallim nga veturat, nëpër pika kufitare më pak kanë hyrë kamionë e autobusë.
Sipas PK-së, numri i kamionëve që janë kontrolluar në hyrje të kufijeve të Kosovës 18 mijë e 141 kamionë, ndërsa në dalje 16 mijë e 624, që në total bëjnë 34 mijë e 765 kamionë.
Kurse, janë 13 mijë e 102 autobusë që kanë kaluar nëpër vendkalimet kufitare dhe që iu janë nënshtruar kontrollit të Policisë Kufitare.
Pikat kufitare që më shumë janë përdorur janë Merdare, Han i Elezit, Dheu i Bardhë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














