Shqipëria
Javën e ardhshme Shqipëria nis regjistrimin e popullsisë

Në Shqipëri nga 18 shtatori do të fillojë regjistrimi i popullsisë dhe shtëpive, proces ky që është përgatitur që katër vjet.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka thënë se regjistrimi është operacioni më i rëndësishëm statistikor për të “lexuar të sotmen dhe zhvilluar të ardhmen”, përcjell albinfo.ch.
“Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë as që janë shumë dhe i keni shtuar rrugëve dhe as që janë pak, e duke qenë pak jeni një vend që nuk meritonin vëmendjen që pretendoni”, tha ai.
Në anën tjetër ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, u shpreh se është e rëndësishme që ky regjistrim të ketë informacione të besueshme statistikore teksa deklaroi se BE-ja ka dhënë 4.8 milionë euro grante për agjencinë e statistikave për të mbështetur këtë proces.
Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.
Sipas njoftimit, grumbullimi i të dhënave do kryhet me pajisje elektronike teksa pyetësorë janë me tetë module dhe 100 pyetje.
Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor teksa të dhënat e para do të publikohen në muajin qershor të vitit 2024.
Në regjistrimin e 12-të të popullsisë në Shqipëri do të angazhohen 7.500 persona.
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore