Shkurt.ch

Javën që vjen, temperaturat në Zvicër deri në 39 gradë nën hije

Nga e marta deri në të enjten temperaturat në disa zona mund të ngrihen deri në 39 gradë nën hije,

Zvicra gjatë javës që vjen pritet të kaplohet nga një valë e motit të nxehtë. Zyra Federale për Meteorologji paralajmëron për rrezikun e një vale të vapës, e cila do t`i godasë të gjitha zonat e vendit, shkruan srf.ch.

Nga e marta deri në të enjten temperaturat në disa zona mund të ngrihen deri në 39 gradë nën hije, thuhet në faqen e internetit naturgefahren.ch.

Kjo ngritje e temperaturave të ajrit paraqet rrezik serioz për grupe të caktuara të popullatës, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, autoritetet përkatëse federale sugjerojnë që gjatë kohës së vapës grupet në fjalë të evitojnë aktivitetet e rënda fizike dhe të pijnë sasi të mjaftueshme të ujit.

Shkak për vapën e pritshme është një valë e ngrohtësisë e cila po shpërndahet nga perëndimi i zonës së Mesdheut drejt Evropës së Mesme. Të hënën (nesër) pritet të depërtojë në Zvicër sasi e shtuar e ajrit të ngrohtë nga juglindja.