Lajme
Jens Spahn: Gjermania do të ketë valë të re infeksionesh
Kjo, ngase shumë qytetarë me prejardhje të huaj kanë shkuar për vizita në familjet e tyre në Evropën Lindore, Ballkan dhe Turqi, kthimi i të cilëve rrezikon një valë të re infeksionesh
Në deklaratën e fundit, ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka paralajmëruar se Gjermania rrezikohet nga një valë e re infeksionesh nga Covid-19 për shkak të kthimit të njerëzve nga pushimet që udhëtuan drejt Europës Lindore, Ballkanit dhe Turqisë, përcjell albinfo.ch.
“Nga gjithçka që shoh, përsëri ka shumë vizita te të afërmit nga Gjermania në Europën Lindore, Ballkanin dhe Turqinë”, tha Span në një intervistë për RTL.
Ai theksoi se kthimi i këtyre njerëzve mund të krijojë një valë të re infeksionesh.
Të gjithë të kthyerit nga rajonet me rrezik të lartë do të duhet të testohen në Bavari nga mesnata dhe më pas të dërgohen në një karantinë dhjetëditore.
Sipas mediave në Gjermani, paralajmërimi spanjoll i një vale të re që mund të sillet në Gjermani nga “punëtorët mysafirë” vjen në një kohë kur ajo është shënjestër e kritikave.
Sipas “Tageschspigel”, thuhet se ministri i Shëndetësisë në Gjermani i ka siguruar një punë fitimprurëse një mikut të tij, duke e emëruar drejtor të dixhitalizimit në kujdesin shëndetësor.
E njëjta gazetë shkruan se Spahn zotëron më shumë pasuri të paluajtshme në Berlin, sesa që mendohet dhe dihet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër Në kopshtin e fëmijëve në shkollën Vignettaz në Freiburg, nëntë fëmijë ulen në një rreth dhe...
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?