Lajme
Joe Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë si president i ri i SHBA-së

Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë bashkë me bashkëshorten e tij, Jill.
Ndryshe nga sa kishte ndodhur në historinë e SHBA-së, presidenti i ri nuk është pritur nga ai në largim, kjo pasi Donald Trump zgjodhi që të mos ishte në ceremoninë e inaugurimit.
Joe Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokrati Joe Biden u inaugurua dhe u betua këtë të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamla Harris po ashtu bëri betimin si zv. presidente, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pasi bëri betimin në platformën e Kongresit Amerikan.
78-vjeçari është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump, ndërsa Kongresi e miratoi fitoren e tij më 6 janar.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i parë në gjuhën gjermane i kosovares, gjendet në 6000 librari në Gjermani Nesa Krasniqi, shqiptarja me prejardhje nga Kosova, botoi librin e saj të parë “DEPP, HUMOR,...
-
Skandal i ri në Austri: Maskat kineze u shiten si prodhime austriake
-
Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër
-
Mërgimtarët, të pakënaqur me mënyrën e aplikimit për regjistrim
-
Projekt për parandalimin e varshmërisë për komunitetin shqiptar në Vaud dhe Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Zvicerane: Nga 15 marsi, teste falas për të gjithë Nga 15 mars, qeveria federale do të marrë përsipër kostot e të gjitha testeve. Kështu ka...
-
Zvicra mbajti një minutë heshtje për mbi 9.000 viktimat e koronavirusit
-
Sa fitojnë mësuesit në Zvicër – dhe ku fitojnë më shumë?
-
Në orën 11.59
Sot Zvicra përkujton me një minutë heshtje viktimat e koronavirusit
-
Si të shmangni mashtrimet me qira në Zvicër