Bota
Johnson i kërkon falje partisë për shtyrjen e Brexit-it
Ai tha se kjo shtyrje është e dhimbshme dhe për keqardhje të thellë
Kryeministri i Britanisë së Madhe dhe kryetari i Partisë Konservatore, Boris Johnson, u ka kërkuar falje anëtarëve të kësaj partie për mosrealizimin e premtimit për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.
Ai tha se kjo shtyrje është e dhimbshme dhe për keqardhje të thellë, sepse i ka sjellë vendit edhe më shumë paqartësi.
Johnson vazhdimisht ka thënë se Brexit-i do të përfundonte në fund të muajit tetor. Madje, ai kishte deklaruar se më parë do ta mbyste veten në një pus, sesa ta shtynte afatin e këtij procesi. Megjithatë, ai në fund kërkoi nga BE-ja që Brexit-it të shtyhet deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.
Sipas tij, shtyrja e largimit nga BE-ja nuk është e dhimbshme për shkak të egos së tij, por për shkak se bizneset dhe familjet nuk kanë mundur të bëjnë plane, pasi nuk e kanë ditur se kur do të kryhet Brexit-i.
I pyetur se sa mund t’i besojë populli për realizimin e Brexit-it, ai tha: “Mos i harroni rrethanat në të cilat ndodhi shtyrja. Ajo ndodhi për shkak se kuvendi e miratoi aktin e dorëzimit”.
Kryeministri britanik gjithashtu e përsëriti qëndrimin se Partia Konservatore nuk do të bëjë marrëveshje me Partinë e Brexit-it para zgjedhjeve, shkruan “The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













