Lajme
Johnson: “Sukses historik, Britania ka vaksinuar 15 milionë njerëz”
Kryeministri Boris Johnson ka folur sot për një "moment historik". "Ky vend ka bërë një punë të jashtëzakonshme" shkruan kreu i qeverisë në Twitter
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duket se ka arritur qëllimin e vetëdeklaruar për të vaksinuar të paktën 15 milionë banorë deri në mes të muajit shkurt.
Kryeministri Boris Johnson ka folur sot për një “moment historik”. “Ky vend ka bërë një punë të jashtëzakonshme” shkruan kreu i qeverisë në Twitter, shkruan srf.ch.
Sekretari përgjegjës i shtetit Nadhim Zahawi ndërkaq në Twitter ka shkreuar: “15,000,000! Ekip madhështor”.
Johnson e kishte premtuar në fillim të vitit këtë numër për 15 shkurtin, duke e prezantuar si një moment historik . Sipas shifrave zyrtare – që nga e premtja – më shumë se 14.56 milionë njerëz kanüe marrë dozën e parë.
Meqenëse injektohen disa qindra mijë vaksina çdo ditë, është e qartë se pragu prej 15 milionësh tani është tejkaluar, përcjell albinfo.ch. Përmbushja e objektivit konsiderohet si suksesi i parë i vërtetë nga qeveria Johnson në pandeminë e koronës.
Britania e Madhe ka filluar vaksinimin masiv më 8 dhjetor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














