Futboll

Juniorët C të FC Prishtinës së Bernës, të dytët në “Bachmann Cup 2019”

Ekipi i Juniorëve C të FC Prishtinës së Bernës e kanë fituar vendin e dytë të në turneun Tradicional “Bachmann Cup 2019”, të mbajtur në Burgdorf të Zvicrës të premten, më 11 Janar, njofton albinof.ch.

Këtë turne të rinjtë e Prishtinës të udhëhequr nga trajneri Beqir Zubaku, e përfunduan pa asnjë gol të pranuar nga tetë ndeshjet e zhvilluara, me katër fitore dhe katër barazime.

Portieri i ekipit të Prishtinës, Janik König është shpallur edhe si lojtari më i mirë i turneut.

Fituesit e vendit të parë, FC Subingen kanë marr pesë fitore dhe vetëm tre barazime.

Kanë garuar nëntë ekipe, Ämme Team, SC Burgdorf, FC Subingen, FC Aarberg, FC Lotzwill-Madiswill, FC Lengnau, FC Frutingen, SC Aagerten Brügg.

Në këtë turne, FC Prishtina merr pjesë për tre vite më radhë.

albinfo.ch