Integrimi
Juristja dhe pedagogia shqiptare ndër më të suksesshmet në Universitetin e Oksfordit
Rudina Jasini një storie suksesi në Britani
Shqiptarja e quajtur, Rudina Jasini, juriste dhe pedagoge në Universitetin e Oksfordit, është ndër më të suksesshmet jashtë vendit. Ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj profesional dhe personal, transmeton albiinfo.ch.
Fillimisht, e zhvendosur nga Shqipëria drejt SHBA-ve në moshën 18 vjeçare, ajo pati përfunduar studimet e larta, për të vijuar më pas në universitetin e Oksfordit.
Në një intervistë ajo tregon se është një adhuruese e muzikës klasike, me një karrierë të suksesshme profesionale, mes udhëtimeve të shumta që i ka pasion, shqiptarja Jasini tani është një përfaqësuese e denjë e brezit të ri të juristëve shqiptar në botë.
Rudina vazhdoi studimet master për drejtësi penale dhe kriminologji si dhe doktoraturën në fushën e drejtësisë ndërkombëtare penale pranë Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Gjithashtu ajo ka zhvilluar studime kërkimore-shkencore në Universitetin e Harvardit në SHBA, shkruan kultplus.
Sot, Rudina mban leksione nëpër metropole të botës, po ashtu është e pranishme në mediat më prestigjioze botërore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














