Kosova
Kamberi për ndalimin e shtetasve të Kosovës në kufi: Kthim në vitet e ’90-ta
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e sheh si kthim në vitet e 90-a, ndalimin që Serbia ua ka bërë shtetasve të Kosovës.
“Mirë se vini në të ‘90-at. Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për ‘procesimin e gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues’”, ka shkruar ai në Facebook
Kamberi shton se qytetarët po mbahen me orë të tëra në pikëkalime.
“Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shqiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë. Serbia, sot, po e shkel brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cenon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut ‘qarkullimin e lirë’”, thotë Kamberi.
Sipas tij, masat po ndërmerren pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai i ka quajtur ndalesat në kufij, patrullat policore dhe retorikën antishqiptare përsëritje të masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve, duke kërkuar kështu edhe reagimin e ndërkombëtarëve.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












