Bota
Kamioni godet këmbësorët që festonin Vitin e Ri
Një kamion i vogël goditi disa këmbësorë që po festonin Vitin e Ri në një nga rrugët më të famshme të Tokios.
Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u arrestua nga policia për vrasje në tentativë.
Nëntë vetë u plagosën, një seriozisht, nga sulmi që ndodhi në rrugën Takeshita, pak pas mesnatës.
Sulmuesi 21 vjeç u identifikua si Kazuhiro Kusakabe, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Agjencia e lajmeve Kyodo citoi burimet hetimore të kenë thënë se në automjetin e tij është gjetur një pajisje me vajguri dhe se dyshohet se ai ka planifikuar të ndezte flakë kamionin.
Rruga Takeshita në lagjen Shibuya është një zonë e njohur tregtare.
Ajo gjithashtu tërheq numër të madh të turistëve të huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












