Kosova
Kampioni i Gjermanisë në not, Arti Krasniqi, do të garojë për Kosovën
Ai debuton në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019
Notari me të ardhme të ndritur, Arti Krasniqi, tani e tutje do të garojë për Kosovën. 20-vjeçari, notar i ujërave të hapura, deri në vitin 2017 ka garuar për Gjermaninë, shtet ky me të cilin nuk i kanë munguar sukseset, përcjellë albinfo.ch
Federata e Notit të Kosovës ka marrë edhe zyrtarisht lejen nga Federata Gjermane e Notit, për ta lejuar Artin të garojë për vendin tonë.
Krasniqi do të debutojë javën e ardhshme në Patra të Greqisë, ku prej 25 – 31 gusht 2019 do të mbahen Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë Patra 2019, në të cilat Komiteti Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë.
Arti në fund të muajit qershor u bë kampion i Gjermanisë në 10 kilometra, kurse për disa vjet është bërë kampion në Maratonën Ndërkombëtare Kosova 2019, në distancë 4.2 kilometra. Në Gjermani, ai është vlerësuar njëri prej notarëve më të mirë në distanca të gjata. Në Patra 2019 do të garojë në distancë 5 km.
Krahas Artit, vendin tonë në Patra 2019 do ta përfaqësojnë edhe ekipet e beach volleyt në të dyja konkurrencat, Dhuratë Ismajli, Valmire Ramadani dhe Faton Mustafa e Armend Berisha.
Në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019, marrin pjesë 26 shtete, anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













