Shkurt.ch

Kapen dy kosovarë që ngisnin 124km/ dhe 152km/h

Shoferi i parë voziste me tempo 124 kilometra në orë, ndërsa i dyti me 152 km/h, kurse norma e lejuar është vetëm 80 km/h, përcjell albinfo.ch.

Të shtunën policia e Luzernit ka kapur dy persona që vozisnin tej normave të lejuara në vendin e quajtur Stächenrain pranë Luzern-Littau, shkruan blick.ch. Shoferi i parë voziste me tempo 124 kilometra në orë, ndërsa i dyti me 152 km/h, kurse norma e lejuar është vetëm 80 km/h, përcjell albinfo.ch.

I pari ishte një kosovar 18 vjeçar, të cilit ju sekuestrua patenta e shoferit dhe ndaj tij është ngritur një ecuri penale.

Ndaj personin të dytë (23) që voziste me 152 km/h, gjithashtu është ngritur procedurë penale dhe i është marrë patenta e shoferit. Përveç vozitjes tej normave të lejuara, 23 vjeçari rezultoi pozitiv edhe në testin e drogës dhe kishte një tunxh rrethor, e cila ju sekuestrua.