Lajme

Kapen dy vajza në Cyrih: Po sillnin me aeroplan 80 kg drogë nga Izraeli

Ato, kishin mbi 80 kilogramë “khat”, të ndarë në tri valixhe. "Khat" është një bimë që hyn në mesin e narkotikëve dhe është i ndaluar në Zvicër

Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar në natën e Krishtlindjes dy gra të reja, të dyshuara për tregti me drogë. Bëhet fjalë për dy shtetase izraelite, 19 dhe 22 vjeçe, të cilat kishin ardhur me aeroplan nga Tel Avivi në Aeroportin e Cyrihut, shkruan sda.ch.

Me rastin e kontrollimit, ato janë nxjerrë nga rreshti dhe janë marrë nga policia, me ç` rast i janë dorëzuar Prokurorisë Publike WInterthur/Unterland për procedurën e mëtejme. Ato, kishin mbi 80 kilogramë “khat”, të ndarë në tri valixhe, transmeton albinfo.ch. “Khat” është një bimë që hyn në mesin e narkotikëve dhe rrjedhimisht, ligji mbi narkotikët e ndalon konsumimin ose shitjen e saj.

Bimën në fjalë, përdoruesit e konsumojnë të freskët dhe ka veprim stimulues. Depozitimi i saj është i pamundur pasi që kalbet, zakonisht, brenda 72 orëve.