Lajme
Karantinë 14-ditore për kosovarët që duan të hyjnë në Slloveni
Ambasada e Kosovës në Slloveni sot ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për kosovarët, lidhur me karantinën 14 ditore për hyrjen në Slloveni.
Njoftimi:
“Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ndryshimin e Dekretit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendkalimet kufitare nëpër pikat e kontrollit, i cili ka hyrë në fuqi më 19 qershor 2020.
Qeveria sllovene ka shtuar Kosovën së bashku me disa vende të tjera të rajonit në listën e vendeve me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar, që do të thotë se të gjithë ata që vijnë nga Kosova nuk mund të hyjnë në Slloveni pa iu nënshtruar një karantine 14-ditore.
Ndërsa, për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë të lëshohet brenda 12 orësh.
Tashmë është vendosur një rregull i ri për hyrjen në Slloveni, sipas të cilit, vetëm personat që paraqesin një certifikatë me rezultat negativ të COVID-19, jo më të vjetër se tre ditë, i kryer në një shtet anëtar të BE-së, do të lejohen të hyjnë në Slloveni pa kufizime”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Zvicër
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau Mushkonja tigër është një specie e huaj dhe pushtuese nga Azia Juglindore. Është shumë e zakonshme...
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë
-
BE-ja miraton paktin për migracionin, konsiderohet se ka pasoja për Zvicrën
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve