Kosova
Karateistja nga Kosova, Alma Loki, e para në Kampionatin Ballkanik, lë prapa karateisten serbe
Karateistja nga Kosova, Alma Loki, doli e para në Kampionatin Ballkanik të dielën në Podgoricë të Malit të Zi.
Ajo me suksesin e saj arriti të ngrejë lart flamurin e Kosovës, pasi mposhti karateisten e Serbisë, Neda Milosheviq, që zuri vendin e dytë.
19-vjeçarja fitoi medaljen e artë në kata në Ballkanikun për seniorë.
Alma Loki dhe Milosheviqi ndanë edhe podiumin gjatë pranimit të medaljeve. Natyrisht garuesja kosovare ishte një shkallë më lart se serbja Milosheviq.
Loki thotë se triumfi ndaj serbes e bën edhe më të veçantë medaljen e fituar në Mal të Zi.
“Para finales, në ndeshjen e tretë, e kam pasur sfidën edhe ndaj një serbe tjetër, të cilën e fitova. Por, në finale motivi ka qenë 100 për qind, ndoshta për shkakun që kundërshtarja ka qenë serbe dhe kam thënë se nëse nuk e fitoj këtë, nuk do t’i them vetes Almë. Kam hyrë me besim dhe motiv të madh. Jam ndier krenare me veten. Kam pasur përkrahje të madhe. Nuk e kam pritur se do ta kem gjithë këtë përkrahje. E kam pritur shumë mirë përkrahjen e tyre”, ka thënë Alma Loki për KOHËN të dielën.
Në finale ajo u vlerësua me 24.20 pikë nga gjyqtarët, derisa serbja pati 23.90 pikë.
Për Kosovën është medalja e parë ballkanike e fituar në kata, që është “luftë me kundërshtar të imagjinuar”, përkatësisht demonstrim i teknikave të karatesë.
“Nuk kemi pasur ndonjë problem. Edhe trajneri i saj më ka uruar. Ne jemi sportistë dhe nuk duhet të jetë urrejtja në sport. Jam ndier mirë, shumë mirë që e kam fituar dhe i kam bërë të gjithë shqiptarët krenarë”, është shprehur Loki./Koha.net
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve









