CH-Ballkani
Kartoni i Gjelbër, lajme të mira nga Brukseli
Zv. Kryeministri I Kosovës, Dardan Gashi ka takuar Sekretaren e Byrosë Ndërkombetare të Sigurimeve në Bruksel Greet Floré për çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve nga dhe në Kosovë.
“Ishte nje takim I frytshëm. U dakorduam për dy çështjet: për automjetet që vinë si dhe ato që dalin nga Kosova të ndjeken rrugët praktike për të zgjidh këto çështje. Sot mora konfirmimin nga znj. Floré se Byroja nuk do të kundërshtoj zgjidhjet që Kosova mund ti arrij nëpërmjet Memorandumeve Bilaterale me shtetet anëtare të Kartonit të Gjelbër.
Tani topi është tek ne, Institucionet e Kosovës dhe Byrosë së Sigurimeve të ofrojnë zgjidhje praktike.” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Gashi. Sekretarja Floré rekomandoi të perfundojnë memorandumet me shtetet fqinjë përderisa është informuar mbi përparimin e regjistrimit të automjeteve si dhe mbi progresin me Serbine dhe shtetet fqinjë.
Qeveria e Kosovës është e gatshme të asistojë për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve nga Kosova dhe anasjelltas. Sa i përket automjeteve që vinë nga Evropa në Kosovë procesi i blerjes online të Policave Kufitare aktivizohet brenda muajit shkurt. Znj Flore është ftuar të vizitojë Republikën e Kosovës që takimi i ardhshëm të mbahet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit












