Lajme
Katër shqiptarë ia kanë mësyrë Parlamentit të Suedisë
Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson janë katër shqiptarët e rinjë, të suksesshëm në politikën suedeze
Adnan Dibrani, Arber Gashi, Aida Birinxhiku dhe Aurora Pirraku Eriksson, janë katër kandidatët me prejardhje nga Kosova që synojnë të bëhen deputetë në Parlamentin e Suedisë për vitin 2022, shkruan albinfo.ch.
Shqiptarja Aurora Pirraku Eriksson, kandidate në Parlamentin suedez për zgjedhjet e vitit 2022.
“Faleminderit për besimin, sot rajoni i Västmanland ka vendosur të jem kandidate në Parlament për zgjedhjet e vitit 2022”, thotë shqiptarja Aurora Pirraku Eriksson në rrjetin social Facebook.
Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm, Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën.
Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë e arsimin, teksa Arbër Gashi, përveç ambientit, nëse fiton do të angazhohet për pensione e paga më të larta.
Zgjedhjet në Suedi do të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“E Premtja Sociale”, nisma që i dha famë sipërmarrësit shqiptar Fikret Zendeli, është shqiptari i parë që është promovuar në shkallë globale nga organizata TED, duke...
-
Pritje të gjata në dalje të Kosovës
-
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë Lavrov: "Rusia nuk është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që...
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona