Lajme
Katër tragjeditë nga aksidentet me autobusë

Që nga mbarimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, Kosova ka parë disa aksidente të tmerrshme që kanë qenë të përfshirë autobusët e udhëtarëve. Në dy dekadat e fundit është rritur transporti rrugor me autobusë nga Kosova për në shtetet e tjera, por janë rritur edhe aksidentet. Më poshtë jua rikujtojmë katër tragjeditë më të mëdha nga aksidentet më autobusë në 20-vjetëshin e fundit.
2002: Dhjetë të vdekur në kufirin Kosovë-Mal i Zi
Dhjetë persona vdiqën, përfshirë edhe dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë u lënduan më 25 korrik të vitit 2002 në kufirin Kosovë-Mal i Zi. Autobusi me 40 udhëtarë ishte duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë kur doli nga rruga dhe ra poshtë një kodre. Aksidenti ndodhi në orën 05:00. Kjo ishte tragjedia më e madhe rrugore që nga mbarimi i luftës.
2004: 15 maturantë vdesin në Shqipëri
Më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Shqipërisë vdiqën 15 maturantë kur u aksidentua autobusi me të cilin maturantët po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri. Autobusi po bartte 49 maturantë kur u rrokullis dhe ra në humnerë. Autoritet thanë se 34 maturantë të tjerë u lënduan, disa prej tyre rëndë.
Të 15 maturantët u varrosën në vendin e njëjtë në qytezën e Malishevës, ndërkohë në Fushë Arrëz është vendosur një pllakë përkujtimore.
2010: Gjashtë të vdekur në një aksident në Austri
Më 22 shkurt 2010 gjashtë persona nga Kosova vdiqën kur një autobus që udhëtonte nga Prishtina u aksidentua afër Vjenës, derisa po udhëtonte për në Gjermani. Aksidenti ndodhi kur autobusi u përplas me dy kamionë në një autostradë në afërsi të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë. Në këtë aksident u lënduan edhe mbi 30 persona, disa prej tyre rëndë. Në aksident vdiqën edhe dy shoferët e autobusit.
2021: Dhjetë të vdekur në Kroaci
Më 25 korrik 2021, në një aksident në Kroaci mbetën të vdekur 10 persona me origjinë nga Kosova derisa po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. Mbi 40 persona u lënduan dhe njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë.
Aksidenti ndodhi në orën 06:00, ku dyshohet se nga pakujdesia e shoferit autobusi doli nga rruga. Policia kroate ka thënë se në kohën e aksidentit shoferin e kishte zënë gjumi. Shoferi është ndaluar nga policia derisa të kryhen hetimet./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër