Lajme
KE: Numër alarmues i azilkërkuesve shqiptarë në Evropë
Suedia raporton se gjatë muajit gusht ka pasur shtim të azilkërkuesve shqiptarë në nivelin 163%, krahasuar me një muaj më parë
Belgjika, Gjermania dhe Suedia janë ankuar në Komisionin Evropian për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit që përfitojnë nga regjimi i lirë i vizave.
Kjo gjë ka detyruar komisioneren Cecilia Malmstrom t’u kërkojë, përmes një letre, ministrave të Brendshëm të Shqipërisë, Bosnjes, Maqedonisë dhe Serbisë, informacione mbi masat e marra për parandalimin e këtij fenomeni.
Letra e komisioneres ndaj ministrave të Brendshëm në rajon shoqërohet dhe me të dhënat alarmante.
Suedia raporton se gjatë muajit gusht ka pasur shtim të azilkërkuesve me shtetësi shqiptare në nivelin 163%, krahasuar me një muaj më parë.
Në Gjermani është shënuar rritje me 50% në aplikimet e shqiptarëve gjatë muajit gusht, ndërsa në Belgjikë rezultojnë 36% kërkesa më shumë se gjatë së njëjtës periudhe të muajit të kaluar.
Në maj të këtij viti, Komisioni propozoi një klauzolë sigurie për vendet anëtare, që mundësonte pezullimin e përkohshëm të regjimit të lirë pa viza ndaj një vendi në rast abuzimi.
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google













