Lajme
Kërcënim në koncertin ku do të këndonte gruaja e Arkanit, evakuohet publiku
Kërcënimi është marrë të shtunën në mbrëmje gjatë Festivalit Ballkanik në Dietikon, para se të paraqitej në skenë, Ceca. 2000 te pranishëm janë evakuuar

Këngëtarja e njohur serbe Svetlana Ražnatović alias Ceca, e njohur më shumë si e veja e krininelit serb “Arkan” ishte planifikuar të këndonte të shtunën në mbrëmje në Dietikon të Cyrihut së bashku me artistë të tjerë, transmeton albinfo.ch. Sipas skautëve të lajmeve, koncerti për të cilin ishin shitur të gjitha biletat u desh të ndërpritej para performancës së saj, pas një kërcënimi me bombë.
ëngëtarja konsiderohet si një nga artistet më të suksesshme të ish-Jugosllavisë, shkruan 20minuten.ch. Por, ajo është e diskutueshme pasi ishte e martuar me serbin Željko «Arkan» Ražnatović deri në vrasjen e tij. Ražnatović u padit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime lufte kundër civilëve myslimanë boshnjakë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.
Policia kantonale e Cyrihut ka konfirmuar operacionin në shkallë të gjerë në Cyrih, por ka folur vetëm për një kërcënim telefonik dhe jo për ndonjë kërcënim të qartë me bombë.
“Pak para orës 22:00 morëm një mesazh dhe menjëherë pas kësaj një kontigjent i madh policor ka mbërritur në vendin e ngjarjes”, është shprehur zëdhënësi i policisë, Alexander Renner, përcjell albinfo.c. Pothuajse 2000 njerëz janë evakuuar.
Sipas policisë, vizitorët kanë mundur të hyjnë sërish në sallë pasi nga policia “janë vlerësuar njohuritë e marra ndërkohë”. Ndaj autorit të panjohur më parë të kërcënimeve kanë nisur hetimet.
Koncerti ka vazhduar.
E-Diaspora
-
Dy djemtë e dëshmorit Abdullah Bugari, histori suksesi në Austri Ata janë të rinj në moshë, por të suksesshëm me bizneset e tyre në Austri. Djemtë...
-
Shqiptari që shkaktoi aksidentin në SHBA del para gjykatës
-
Shqipëri: Emigrantët dërguan 1 miliardē euro remitenca
-
Rezistenca dhe lufta e Kosovës, e pasqyruar në dy vepra të ndryshme
-
Nga cilat vende vijnë remitencat më të larta në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Ushtari zviceran me prejardhje shqiptare dyshohet për abuzim seksual me një ushtare Për shkak të dyshimit të bazuar, pjesëtari i ushtrisë ishte arrestuar përkohësisht në Davos nga policia...
-
Numër rekord i aksidenteve jashtë punës në Zvicër në vitin 2022
-
Bizneset e vogla zvicerane janë objektivat kryesore për falsifikuesit
-
Lozanë: 5000 punonjës të shtetit protestojnë për paga më të mëdha
-
Qeveria zvicerane, e shqetësuar për mungesën e ilaçeve