Kosova
Pas kërcënimit të djeshëm, Kurti thotë që nuk ndjehet i rrezikuar
Të enjten kryeministri Albin Kurti zhvilloi agjendën e tij të paralajmëruar.
Njësoj tha se do të vazhdojë edhe në pjesën tjetër të ditës, pavarësisht se një ditë më parë shtëpia e tij u sigurua nga forca të shumta të sigurisë.
Derisa tha se nuk ndjehet i rrezikuar, Kurti tregoi se kërcënimi është bërë në rrjete sociale.
“Së pari, unë nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato të cilat i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe, unë as dje, as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”.
Madje, mohoi të ketë pasur informacione.
“Organet e sigurisë janë mekanizma të shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime në rrjete sociale, të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek. Fizikisht për mua është e pamundshme të merrem me kërcënimet ndaj fizikut tim”, u shpreh Kurti.
Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga shtëpia e Kurtit.
Por, përveç shtimit të forcave të mbrojtjes së afërt dhe dy zyrtarëve policorë në shtëpinë e tij, kanë mohuar të ketë pasur angazhim të njësisë speciale.
Kërcënimi ishte bërë në një faqe shitblerjesh nga një person, i cili kishte thënë se do t’i jepte mijëra euro për atë person që do ta vriste kryeministrin.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës














