Kosova
Kërcënohet zyrtarja e Komunës së Prishtinës
Komuna e Prishtinës njofton se ka hapur rast në Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar nga ta që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kërcënuesit
Komuna e Prishtinës njofton se një grup i udhëhequr nga asambleisti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani e ka kërcënuar zyrtaren e Drejtorisë për Investime Kapitale, Irfete Zejneli.
“Sot, në zyrë të Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Eman Rrahmani ka ardhur me një grup prej afro 30 vetash, duke e bllokuar në zyrë zyrtaren komunale, si dhe duke e terrorizuar e kërcënuar atë. Madje, disa prej shoqëruesve të tij kanë hipur mbi tavolina të zyrës dhe e kanë ofenduar zyrtaren komunale në vazhdimësi.
Në incizimin e publikuar nëpër media, shihet Eman Rrahmani me disa prej shoqëruesve të tij, ku njëri nga ta, i mbështetur me karrige për muri, ia pamundëson daljen nga zyra zyrtares në fjalë, duke ia mbyllur shtegun e vetëm të ecjes”, thuhet në reagim.
Komuna e Prishtinës njofton se ka hapur rast në Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar nga ta që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kërcënuesit.
Ndërsa, asamblisti Rrahmani ka akuzuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin ka thënë se ia ka ndaluar hyrjen në kabinetin e tij. “Qëllimi ishte ta takoj nënkryetarin Selim Pacolli e jo kryetarin. Përveç që është qesharak, ky veprim i tij është edhe i turpshëm në çfarë gjendje ka ardhur”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










