Kosova

Kërcënoi ish-prokurorin, arrestohet deputeti Shkumbin Demaliaj

Një deklaratë e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalija, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale Elez Blakaj bëri që ai të arrestohet.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, është arrestuar nga policia për kërcënimet që i ka bërë në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Prokurori Ibrahim Berisha ka thënë se deputeti Demaliaj, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë.

Deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve. Demaliaj, në një intervistë për televizionin publik, kishte thënë se familja e tij ka pasur një presion të madh për këtë çështje.

“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai, nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është bir kudre, bir i babës së vet”, kishte thënë deputeti i arrestuar.