Lajme

Kërkesa për ajër të kondicionuar është në rritje në Zvicër

Është e rrallë që familjet zvicerane të kenë njësi me ajër të kondicionuar, por për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë në javët e fundit, me një tjetër parashikim të valëve të të nxehtit për këtë javë, ka më shumë kërkesa për këto njësi ftohëse, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa në shumicën e kantoneve instalimet fikse në shtëpi private u nënshtrohen rregullave dhe autorizimeve të ndryshme, kondicionerët e lëvizshëm lejohen dhe një numër në rritje i njerëzve po i blejnë këto njësi të mëdha në kërkim të lehtësimit.

Dyqani Interdiscount në seksionin Charmilles të Gjenevës, për shembull, shiti 50 për qind më shumë kondicionerë deri më tani këtë verë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe prirja pritet të vazhdojë.

“Me evolucionin e klimës, ne duhet të rimendojmë dhe ripërcaktojmë rehatinë verore”, sipas Cédric Petitjean, drejtor i zyrës së energjisë në Gjenevë.